Agjencia Telegrafike Shqiptare

Koçiu: Kredi me zero interes për 45 profesionistë të mjekësisë

TIRNË, 24 qershor/ATSH/ 45 mjekë dhe infermierë do të përfitojnë kredi me 0% interes për blerjen e një banese.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se “janë miratuar kuotat për kredi me 0% interes për vitin 2024 për blerjen e një banese, për 45 profesionistë të mjekësisë, sipas kritereve të përcaktuara në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave”.

Këshilli i Ministrave miratoi në 19 qershor kuotat e përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike.

Për vitin 2024 kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për janë gjithsej 300./m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version