Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e premte, 21 qershor 2024

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë jugore falë aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe i nxehtë si dhe sasi të lartë të pluhurit me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut.

Era pritet të fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugore e lugina dhe relievet e larta malore në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 8-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 24/39 Diell
Kukës 22/39 Diell
Lezhë 22/37 Diell
Dibër 20/39 Diell
Durrës 23/39 Diell
Tiranë 26/40 Diell
Elbasan 24/41 Diell
Berat 22/41 Diell
Vlorë 23/38 Diell
Korçë 22/36 Diell
Gjirokastër 20/40 Diell
Sarandë 23/38 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version