Agjencia Telegrafike Shqiptare

SOFT NEWS – Ermal Meta bëhet baba!

ROME, 19 qershor /ATSH-ANSA/ – Dora ime nuk ka qenë kurrë kaq e madhe… e as zemra ime, shkruan kantautori shqiptar që prej shumë vitesh jeton në Itali, Ermal Meta.

Me një postim në rrjetet sociale, ku shfaqet në foto një dorë e vogël e mirëpritur nga prindërit e tij, Ermal Meta ka bërë të ditur se ”është bërë baba”.

Kantautori 43-vjeçar njoftoi në prill se ishte në pritje të vajzës së tij të parë, me partneren e tij Chiara Sturdà, së cilës i kushtoi albumin ”Buonafortuna”. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version