Agjencia Telegrafike Shqiptare

Diskutohet sjellja e platformës Plug & Play në Tiranë

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj si dhe ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku morën pjesë në samitin vjetor të Plug & Play në Silicon Valley.

Gjatë punimeve të këtij samiti, ata u takuan me themeluesin dhe shefin ekzekutiv të Plug & Play, Saeed Amidi një prej akseleratorëve më të mëdhenj në botë.

Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për mundësinë e sjelljes së kësaj platforme tek Piramida, në Tiranë.

“Prania e Plug & Play në Shqipëri do të ndihmojë në zhvillimin e startup-eve dhe nxitjen e mëtejshme të inovacionit në vend”, tha Ibrahimaj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version