Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e hënë, 27 maj 2024

TIRANË, 27 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme masat e ajrit që qarkullojnë janë të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet të jetë alternime kthjellimesh e vranësirash. Vranësirat që në orët e para të ditës së hënë pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Nga orët e mesditës në veri reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Nga orët e mbrëmjes reshjet humbasin teritorr e intensitet duke u lokalizuar përgjatë relieveve malore, më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe për shkak të prezencës së reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/27 Re shi diell
Kukës 13/24 Re shi diell
Lezhë 15/27 Re shi diell
Dibër 11/24 Re shi diell
Durrës 13/29 Re shi diell
Tiranë 15/28 Re shi diell
Elbasan 12/29 Re shi diell
Berat 15/29 Re shi diell
Vlorë 15/25 Re shi diell
Korçë 10/23            Re shi diell
Gjirokastër 14/27 Re shi diell
Sarandë 15/25 Re shi diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version