TIRANË, 24 maj /ATSH/ Dita Oimpike në qytetin e Rrëshenit është kthyer në një festë të madhe, duke e ndezur mbrëmjen me ngjyrat olimpike, mesazhet e paqes, miqësisë dhe respektit.
Bashkëpunimi i nxënësve të Shkollës 9-vjeçare ”Pashko Vasa” dhe nxënësve të gjimnazit të Rrëshenit, nëpërmjet demonstrimeve sportive, treguan rëndësinë e sportit në shoqëri.
Në përshëndetjet e tyre, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, Kryetari i Bashkisë Rrëshën, Albert Mëlyshi, si edhe drejtoresha e AOSH Enkelejda Caushi, përgëzuan nxënësit e shkollave, drejtuesit e shkollave dhe ZVAZ-ve dhe veçanërsht mësuesit e Edukimi Fizik, për oganizimin, që gjallëroi qytetin me sport dhe art, lojëra dhe valle tradicionale dhe mesazhe olimpike.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
