Agjencia Telegrafike Shqiptare

Gjekmarkaj në Londër, takim me kryetarin e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Gjatë vizitës në Londër, zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, u takua sot me kryetarin e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë të Dhomës së Komunave, Martin Vicker, personalitet i njohur i politikës britanike.

Zëvendëskryetari Gjekmarkaj e falënderoi Vicker për kontributin për të ngritur në nivele më të larta frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy parlamenteve, njoftoi sot Kuvendi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version