Agjencia Telegrafike Shqiptare

KOPENHAGË – Von der Leyen: Po shohim politikanë evropianë që po shiten te propaganda ruse

KOPENHAGË, 14 maj /ATSH-ANSA/ – Nuk duhet të kemi iluzione se çfarë do të thotë kjo luftë për Putinin. Është e qartë se kjo ka të bëjë me fshirjen e një Ukraine të lirë dhe të pavarur nga harta, deklaroi presidentja në largim e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen në Samitin e Demokracisë.

”Është një luftë ndaj sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe një kërcënim ekzistues për Evropën, liritë dhe demokracitë tona”, theksoi von der Leyen.

“Unë jam veçanërisht e shqetësuar për rritjen e ndërhyrjeve të huaja dhe manipulimit në shoqëritë tona, demokracitë tona dhe zgjedhjet tona. Vetëm mendoni për atë që kemi parë javët e fundit në të gjithë Evropën”, shtoi ajo.

”Kemi parë politikanë të ekstremit të djathtë dhe kandidatë kryesorë të AfD në Gjermani në xhepat e Rusisë. Ata po ia shesin shpirtin propagandës ruse”, theksoi ajo./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version