Agjencia Telegrafike Shqiptare

ANKARA – Turqia njofton pezullimin e marrëdhënieve tregtare me Izraelin

ANKARA, 3 maj /ATSH-ANSA/ – Turqia ka pezulluar marrëdhëniet tregtare me Izraelin duke filluar nga sot, ka bërë të ditur Ministria e Tregtisë së Turqisë.

“Eksportet dhe importet në Izrael janë pezulluar”,  theksoi ministria në një deklaratë.

“Turqia do të zbatojë këto masa të reja (…) derisa qeveria izraelite të autorizojë një rrjedhë të pandërprerë të ndihmave humanitare në Gaza”, thuhet në deklaratën e Ankarasë./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version