Agjencia Telegrafike Shqiptare

Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskKryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj ritheksoi se, Italia mbetet partneri i pazëvendësueshëm strategjik për vendin tonë, bazuar në historinë e shkëlqyer të miqësisë dhe të marrëdhënieve tona politike, ekonomike e social-kulturore.

Presidenti e falënderoi zv/kryeministrin e Italisë për mbështetjen që Italia i jep zgjerimit të BE-së në Ballkan si dhe konfirmoi angazhimin dhe përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti e siguroi zv/kryeministrin Tajani për vendosmërinë e Shqipërisë për të thelluar dhe pasuruar edhe me tej bashkëpunimin  në organizatat ndërkombëtare dhe për çështje me rëndësi rajonale dhe globale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version