Agjencia Telegrafike Shqiptare

21 pagesa elektronike për frymë për vitin 2023

TIRANË, 24 prill /ATSH/ Përfshirja financiare e popullatës madhore është rritur me ritme të kënaqshme, duke arritur pothuajse 85% të saj.

Ledia Bregu, drejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave dhe të Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë në një intervistë për mediet foli mbi rritjen e pagesave elektronike në Shqipëri.

“Falë punës së Bankës së Shqipërisë për sisteme moderne dhe eficiente për kryerjen e pagesave, është rritur numri i pagesave elektronike në vend”, tha Bregu.

Sipas saj, zhvillimet e pagesave elektronike kanë kontribuar në përmbushjen e objektivave sasiorë të Strategjisë Kombëtare të Pagesave me Vlerë të Vogël (2018-2023), duke arritur një nivel përdorimi prej 21 pagesash elektronike për frymë për vitin 2023 nga 10 që ishte objektivi i Strategjisë vitin.

Bregu vuri në dukje se, një tjetër zhvillim i rëndësishëm ka qenë dhe rritja e transaksioneve të procesuara në AIPS EURO gjatë tremujorit të parë të vitit 2024, me gati 36% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

“Vendosja në funksion e këtij sistemi nga Banka e Shqipërisë, vlerësohet se i ka kursyer ekonomisë shqiptare rreth 11 milion euro vetëm për këtë”, tha Bregu.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version