TIRANË, 20 prill /ATSH/ Policia e Durrësit arrestoi sot anëtarin e një grupi kriminal, i cili rezulton i dënuar me 8 vite e 4 muaj burg në Itali.
Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, shtetasi Viktor Leki, 59 vjeç, është arrestuar nga autoritetet shtetërore, pas informacioneve të marra nga Interpol Roma.
“Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve””, njofton Policia e Durrësit.
Arrestimi i tij u realizua si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranë dhe Interpol Romës. Procedurat për ekstradimin e tij në Itali po vijojnë.
/a.f/
