Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e mërkurë, 17 prill

TIRANË, 17 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe relativisht të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu që prej orëve të para të 24-orëshit. Reshjet do të jenë të herëpasherëshme me intensitet mesatar në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive me shkarkesa elektrike dhe breshër. Lokalisht në veriperëndim të vendit, në jug dhe pjesërsiht zonat urbane reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë duke u shfaqur problematike. Në Alpe dhe në relievet e larta malore në veri dhe verilindje të vendit rikthehen reshjet e dëborës të cilat do të jenë me intensitet të ulët. Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve te shiut/dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 11-15 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/17 Re shi
Kukës 10/14 Re shi
Lezhë 11/17 Re shi
Dibër 9/13 Re shi
Durrës 13/18 Re shi
Tiranë 13/17 Re shi
Elbasan 12/17 Re shi
Berat 12/18 Re shi
Vlorë 13/17 Re shi
Korcë 9/16 Re shi
Gjirokastër 10/16 Re shi
Sarandë 13/17 Re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version