TIRANË, 9 prill/ATSH/ Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes zhvilloi sot një vizitë mësimore në ambientet e Komisionit për Sigurinë Kombëtare.
Antoneta Dhima, anëtare dhe sekretare e Komisionit bëri një përshkrim të përmbledhur mbi përbërjen, misionin dhe detyrat e Komisionit për Sigurinë Kombëtare.
Gjatë takimit, Dhima shprehu angazhimin dhe gatishmërinë e Komisionit të Sigurisë në përkrahjen e vazhdueshme të Forcave të Armatosura.
“Ne jemi krenarë që Forcat tona të Armatosura kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në operacionet paqeruajtëse në disa vende të globit, një kontribut që ka pësuar një spirale ngritëse dhe shumë cilësore”, tha Dhima në fjalën e saj.
/m.m/
