TIRANË, 10 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit kryesisht në relievet malore në lindje. Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim intensive me shpejtësi mesatare 3-12m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era tepër intensive me shpejtësi 16-24 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 6-7 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/18 | Diell re |
| Kukës | 5/15 | Diell re |
| Lezhë | 8/18 | Diell re |
| Dibër | 4/14 | Diell re |
| Durrës | 9/19 | Diell re |
| Tiranë | 9/19 | Diell re |
| Elbasan | 5/18 | Diell re |
| Berat | 7/19 | Diell re |
| Vlorë | 8/19 | Diell re |
| Korçë | 2/14 | Diell re |
| Gjirokastër | 4/18 | Diell re |
| Sarandë | 6/19 | Diell re |
