Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e mërkurë, 6 mars 2024

TIRANË, 6 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të njëpasnjëshëm të disa qendrave presioni me origjinë atlantike.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale të shkurtra kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje të herëpasherëshme shiu që prej orëve të para të mëngjesit me intensitet të ulët fillimisht në veri më pas gradualisht pothuajse të gjithë territorin në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Reshje dëbore me intensitet të ulët deri lokalisht mesatar në Alpe, relievet malore në veri mbi 1000m dhe jug e juglindje në lartësitë mbi 1100m.

Mjegull / mjegullinë në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi deri 11m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/16 Re shi diell
Kukës -1/11 Re shi borë diell
Lezhë 7/15 Re shi diell
Dibër 0/7 Re shi borë diell
Durrës 8/16 Re shi diell
Tiranë 8/15 Re shi diell
Elbasan 7/12 Re shi diell
Berat 7/14 Re shi diell
Vlorë 7/14 Re shi diell
Korçë -1/6 Re shi borë diell
Gjirokastër 5/12 Re shi diell
Sarandë 6/13 Re shi diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version