Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e martë, 5 mars 2024

TIRANË, 5 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe interval të shkurtra kthjellimi kryesisht në orët e pasdites. Vranësirat do të pasohen me reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e rrebesheve të shpejta dhe shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër në pothuajse të gjithë territorin.

Reshje dëbore me intensitet të ulët deri lokalisht mesatar në Alpe, relievet malore në veri mbi 1300m dhe jug e juglindje në lartësitë mbi 1100m.

Mjegull / mjegullinë në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi 10-15m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/15 Re shi diell
Kukës 3/14 Re shi diell
Lezhë 8/16 Re shi diell
Dibër 2/13 Re shi diell
Durrës 8/19 Re shi diell
Tiranë 7/18 Re shi diell
Elbasan 5/18 Re shi diell
Berat 4/19 Re shi diell
Vlorë 6/18 Re shi diell
Korcë 2/15 Re shi diell
Gjirokastër 5/15 Re shi diell
Sarandë 6/19 Re shi diell

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version