Agjencia Telegrafike Shqiptare

Plani për atentatin ndaj Kurtit, reagon MPB të Maqedonisë së Veriut

PRISHTINË, 10 shkurt/ATSH/- Gjatë ditës është raportuar se gjatë qëndrimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup ka pasur një plan për atentat ndaj tij.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup nuk ka pasur tentim për vrasjen e tij.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së maqedonase, shkruan Euronews.

​Ndërsa kryeministri Kurti tha se ka mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët kanë rrënjët në Beograd.

“Nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë se kishte shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup”, tha ai./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version