TIRANË, 27 janar/ATSH/ Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri apel që “të qëndrojmë së bashku kundër diskriminimit, duke u siguruar që mësimet e historisë të na udhëheqin drejt një të ardhmeje më të mirë uniteti dhe mirëkuptimi”.
“Sot bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit – një ditë për të përsiatur, përkujtuar, nderuar viktimat dhe për të përtërirë angazhimin tonë ndaj tolerancës dhe dhembshurisë”, u shpreh ambasada e SHBA-së në Tiranë .
27 janari u caktua si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit pasi është data që shënon çlirimin e kampit Aushvic-Birkenau.
/m.m/
