Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e enjte, 18 janar 2024

TIRANE, 18 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme  atmosferike si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të  pakta kthjellimi lokalisht përgjatë Ultësirës Perëndimore, pas orëve të mesditës.   Vranësirat do të pasohen  me reshje shiu të herëpashershme që prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit dhe lokalisht të lartë në veriperëndim dhe zonat urbane.

Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër të cilat në intervale të herëpasherëshme kohore mund të shfaqëen problematike kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhe, Tiranë, Durrës, Elbasan.  Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive fiton shpejtësi 12-19m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/16 Re shi
Kukës 4/14 Re shi
Lezhë 10/16 Re shi
Dibër 3/12 Re shi
Durrës 11/20 Re shi
Tiranë 10/20 Re shi
Elbasan 9/19 Re shi
Berat 10/22 Re shi diell
Vlorë 10/21 Re shi diell
Korcë 4/11 Re shi
Gjirokastër 9/17 Re shi diell
Sarandë 9/20 Re shi

 

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version