Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e hënë, 1 janar 2024

TIRANE, 1 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshm si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa.

 

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpasherëshëm me intensitet të ulët që në orët e para të ditës fillimisht në veri. Në orët e mesditës reshjet shtrihen në pjesën më të madhe të territorit. Mjegull e dendur / mjegullinë, reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore.

 

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi 10-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/10 Re shi diell
Kukës 2/8 Re diell shi
Lezhë 3/9 Re shi diell
Dibër 2/8 Re shi diell
Durrës 8/14 Re shi diell
Tiranë 10/14 Re shi diell
Elbasan 8/13 Re diell shi
Berat 7/15 Re diell shi
Vlorë 10/13 Re diell shi
Korcë -1/9 Re diell
Gjirokastër 3/10 Re diell
Sarandë 8/13 Re diell shi

 

 

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version