Agjencia Telegrafike Shqiptare

NJU JORK – Trump do të apelojë vendimin e Kolorado dhe Maine

NJU JORK, 30 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Ish presidenti amerikan Donald Trump do të apelojë vendimet e dy shteteve, përkatësisht Kolorado dhe Maine pas skualifikimit nga këta të fundit raporton CNN.

Dy shtetet amerikane kanë skualifikuar ish-presidentin amerikan nga zgjedhjet paraprake republikane të vitit 2024 për ‘kryengritje’ në bazë të seksionit 3 të amendamentit të 14-të të Kushtetutës.

Ish presidentit nuk i mbetet asgjë tjetër veçse të presë vendimin e gjykatës së Apelit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version