Agjencia Telegrafike Shqiptare

Nxënësit e shkollës “Peter Mahringer” në Shkodër përfitojnë bursa studimi

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për autorizimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për dhënien e bursave nxënësve të institucionit arsimor të mesëm të orientuar “Peter Mahringer”, Shkodër.

Sipas vendimit të qeverisë, efektet financiare mbulohen nga buxheti vjetor i miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version