TIRANE, 25 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet kodrinore – malore. Mjegull e dendur / mjegullinë, reduktim shikimi në orët e mëngjesit kryesisht në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtesi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/14 | Diell |
| Kukës | -1/11 | Diell |
| Lezhë | 7/15 | Diell |
| Dibër | 1/11 | Diell |
| Durrës | 9/21 | Diell |
| Tiranë | 12/22 | Diell |
| Elbasan | 9/17 | Diell |
| Berat | 7/24 | Diell |
| Vlorë | 7/20 | Diell |
| Korcë | 1/14 | Diell |
| Gjirokastër | 2/15 | Diell |
| Sarandë | 9/18 | Diell |
