Agjencia Telegrafike Shqiptare

RAMALLAH – Abu Mazen: Dielli i lirisë po vjen

RAMALLAH, 24 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Dielli i lirisë dhe i një shteti të pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet po vjen në mënyrë të pashmangshme dhe madje është afër qoshes, deklaroi presidenti Abu Mazen.

“Lumi i gjakut, sakrificat e mëdha, vuajtjet dhe qëndrueshmëria heroike e popullit tonë në tokën e tyre është rruga drejt lirisë dhe dinjitetit”, shtoi ai.

Abu Mazen tha se palestinezët ”do të vazhdojnë luftën për të arritur të drejtat legjitime për të jetuar në tokën e Palestinës, në një shtet të lirë, të pavarur dhe plotësisht sovran”. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version