Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e enjte, 21 dhjetor 2023

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në pjesën e dytë të ditës hera-herës do të jenë deri të dendura. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore. Ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, ndërsa në bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri 6m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 1/13 Diell re
Kukës -4/4 Diell re
Lezhë 0/13 Diell re
Dibër -3/10 Diell re
Durrës 3/13 Diell re
Tiranë 3/14 Diell re
Elbasan 2/15 Diell re
Berat -2/13 Diell re
Vlorë 2/12 Diell re
Korçë -3/9 Diell re
Gjirokastër -4/12 Diell re
Sarandë 5/16 Diell re
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version