Agjencia Telegrafike Shqiptare

SOFJE – Parlamenti bullgar frenon kompetencat e presidentit

SOFJE, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Parlamenti bullgar ka miratuar amendamentet kushtetuese që kufizojnë kompetencat e presidentit pro-rus Rumen Radev.

PP-DB dhe GERB-SDS pro-perëndimore, së bashku me partinë centriste Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (MRF) të pakicës turke, e mbështetën projektligjin në votimin e tretë dhe të fundit.

Me 165 vota nga 240 u arrit shumica e dy të tretave të nevojshme për ndryshimet kushtetuese, transmeton agjencia e lajmeve BTA.

Ndryshimet synojnë gjithashtu të forcojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Ata gjithashtu përcaktojnë se shtetasit e dyfishtë që kanë një shtetësi tjetër përveç bullgares mund të bëhen anëtarë të parlamentit dhe qeverisë nëse kanë jetuar në vend për të paktën 18 muajt e fundit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version