Agjencia Telegrafike Shqiptare

BERLIN – Scholz shërohet prej koronavirusit

BERLIN, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz është shëruar nga infeksioni i koronavirusit.

Lideri 65-vjeçar mori pjesë në mbledhjen e fundit të kabinetit të vitit dhe rezultoi negativ për virusin menjëherë pas kësaj, sipas Steffen Hebestreit.

“Ai kishte vetëm simptoma shumë të lehta gjatë gjithë kohës,” tha zëdhënësi.

Kancelari do të bëjë një pushim të shkurtër me gruan e tij Britta Ernst gjatë festave të Krishtlindjeve, por destinacioni do të njoftohet vetëm pas kthimit të tyre, tha Hebestreit.

Scholz do të kthehet në Gjermani në kohë për fjalimin e tij të Vitit të Ri. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version