Agjencia Telegrafike Shqiptare

Eva dhe Merushe, përfaqësueset e Shqipërisë në programin e DASH

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Eva dhe Merushe përfaqësuan Shqipërinë në Community Solutions Program, një program profesional për zhvillimin e lidershipit i sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA.

Eva punoi me Covenant House New Orleans, duke ndihmuar të rinjtë e pastrehë.

Ajo mbështeti të mbijetuarit e trafikimit të qenieve njerëzore që të ringriheshin përsëri dhe të riintegroheshin në shoqëri.

Ndërkohë, Merushja punoi me Dream in Green në Miami, Florida, duke ndihmuar në krijimin e burimeve për shkollat ​​lokale, lehtësimin e seminareve për studentët K-12 dhe shkrimin e propozimeve për grante.

Pas kthimit të tyre në Shqipëri, Eva dhe Merushja do të përdorin aftësitë që mësuan në SHBA për të zhvilluar një plan veprimi për komunitetin.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version