Agjencia Telegrafike Shqiptare

Moti i keq, vonesa në linjat e transportit me traget

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme Detare, njoftoi se, si rezultat i kushteve të vështira meteorologjike anijet pasagjere të linjës Durrës-Bari -Durrës, nuk do të nisen në orarin e caktuar, por do të nisen nga të dy portet respektive në datën 26.11.2023 në mesditë.

Sipas njoftimit Drejtorisë së Përgjithshme Detare, trageti i linjes Ankona -Durrës mbërrin nesër në Durrës në mesditë.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjere dhe automjete që operojnë në portin e Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë sot e ka ndërprerë lundrimin për shkak të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara.

Linja Sarande -Korfuz-Sarande ka vazhduar normalisht pa probleme.

DPD-ja informon se të interesuarit mund të kontaktojnë agjencitë respektive për informacione të mëtejshme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version