Agjencia Telegrafike Shqiptare

Berisha: Kemi shpallur betejën pa kthim

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Kryetari i grupimit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin social Facebook.

Beridha u shpreh se, “çdo shqiptar opozitar, duhet të betohet për vendosmërinë e tij pa kthim, kontributin e tij pa kthim kundër kësaj diktatur”.

“Çdo ditë secili prej qytetarëve, opozitar ose jo, por njeri i ndershëm, që e sheh vendin e tij, ku vota nuk ka vlerë, ku gjykata nuk ka drejtësi, ku në parlament opozita është politikisht e ekzekutuar, duhet të mendojë se çfarë do të bëjë ai për të shpëtuar Shqipërinë. Me se do të angazhohet, çfarë kontributi do të japë ai”, tha Berisha.

Ai u shpreh i bindur se, “në këtë mënyrë ne do të arrijmë një lëvizje të fuqishme popullore, në një uragan që nuk ka diktaturë që mund ti rezistojë”.

“Ky është synimi ynë. Ne kemi shpallur betejë pa kthim. Secili demokrat, demokrate, opozitar, duhet të betohet për vendosmërinë e tij pa kthim, kontributin e tij pa kthim kundër kësaj diktuare. Në 1991 përmbysëm një diktaturë, pikërisht se qëndruam në betejë pa kthim, se arritëm të bashkojmë të rinj, burra, gra, vajza, djem, të moshuar kundër saj. Dhe kjo po ndodh dhe tani. Deputetët do të qëndrojnë të pamposhtur aty ku ju i keni mandatuar. Nuk ka dyshim se në çdo nevojë ata do të gëzojnë mendoj unë, dhe e meritojnë mbështetjen tuaj jetike”, u shpreh Berisha.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version