Agjencia Telegrafike Shqiptare

KIEV – Cameron viziton Ukrainën

KIEV, 16 nëntor /ATSH-DPA/ – Sekretari i ri i Jashtëm britanik, lordi David Cameron vizitoi Ukrainën për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky tha se të dy diskutuan për furnizimin me armë për përballimin e  pushtimit rus.

“Ne patëm një takim të mirë të fokusuar në armët për frontin, forcimin e mbrojtjes ajrore dhe mbrojtjen e njerëzve tanë dhe infrastrukturës kritike. I jam mirënjohës Britanisë së Madhe për mbështetjen e saj”, shtoi Zenesky.

Ish-kryeministri Cameron u bë sekretar i Jashtëm dhe vizita e parashikuar në Ukrainë do të synojë të demonstrojë mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për vendin./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version