Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e hënë, 6 nëntor 2023

TIRANE, 6 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht në orët e para të 24-orëshit me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme lokale dhe intensitet të ulët. Më pas për pjesën më të madhe të ditës mot kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta kryesisht në relievet e larta malore.                                 

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi 7-10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/22 Re diell
Kukës 7/21 Re diell
Lezhë 10/23 Re diell
Dibër 6/18 Re diell
Durrës 11/24 Re diell
Tiranë 10/24 Re diell
Elbasan 9/24 Re diell
Berat 10/25 Re diell
Vlorë 11/24 Re diell
Korcë 5/18 Re diell
Gjirokastër 6/21 Re diell
Sarandë 12/23 Re diell

 

           

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version