Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e enjte, 2 nëntor 2023

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa.

Moti parashikohet fillimisht i vranët ndërsa pas orëve të mesditës kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të vendit. Në zonën e Alpeve dhe ne pjesen bregdeta relokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Pas orëve të mesditës intensiteti i reshjeve bie në pjesën më të madhe të territorit me intenistet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/20 Re shi diell
Kukës 10/20 Re shi diell
Lezhë 15/19 Re shi diell
Dibër 11/21 Re shi diell
Durrës 15/23 Re shi diell
Tiranë 14/23 Re shi diell
Elbasan 14/22 Re shi diell
Berat 16/23 Re shi diell
Vlorë 15/23 Re shi diell
Korçë 12/20 Re shi diell
Gjirokastër 14/21 Re shi diell
Sarandë 15/21 Re shi diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version