Agjencia Telegrafike Shqiptare

Tabaku: Beteja e opozitës, projektbuxheti

TIRANË, 1 nëntor/ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot lidhur me situatën e krijuar në  Komisionin e Ekonomisë ku teksa po diskutohej projektbuxheti 2024, disa deputetë të opozitës bllokuan punimet duke e zhvendosur mbledhjen online.

Në një reagim në rrjetet sociale Tabaku tha se betejë e opozitës duhet të jenë propozimet për të bindur qytetarët se çfarë do bëjmë ndryshe.

‘Ndërkohë që parlamenti duhet të diskutojë buxhetin, kur shikon miliona euro në kontrata koncesionare marramendëse të gjitha kryekëput korruptive, në ndërkohë shqiptarët janë të detyruar të largohen në kërkim të një jete më të mirë. Këtë kanë nevojë sot të dëgjojnë qytetarët se çfarë do bëjmë ne ndryshe, më mirë më shumë se si do e ndalojmë këtë largim masiv, se si do krijojmë punë e mundësi për të gjithë e jo pakicën! Kjo është beteja e opozitës”, theksoi Tabaku.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version