Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e enjte, 26 tetor 2023

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe jug reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve. Mjegullinë në orët e mëngjesit nga reshjet e shiut.                                         

Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi 12-16m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/21 Re shi
Kukës 12/23 Re shi diell
Lezhë 12/23 Re shi
Dibër 10/20 Re shi diell
Durrës 14/24 Re shi
Tiranë 15/23 Re shi diell
Elbasan 13/24 Re shi diell
Berat 12/27 Re shi diell
Vlorë 15/27 Re shi
Korçë 10/23 Re shi diell
Gjirokastër 9/25 Re shi
Sarandë 13/26 Re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version