GAZA, 21 tetor /ATSH-DPA/ – Kamionët e parë që transportonin ndihma për në Rripin e Gazës kanë lëvizur përmes pikës së vetme kufitare të Egjiptit me enklavën, sipas imazheve të parë në televizionin egjiptian.
Njëzet kamionë me furnizime mjekësore do të hyjnë në Rripin e Gazës, raporton kanali televiziv egjiptian al-Qahera news.
Këto janë dërgesat e para përmes pikës kufitare Rafah që nga lufta që shpërtheu dy javë më parë midis Izraelit dhe Hamasit, i cili sundon Rripin e Gazës.
Izraeli ka vendosur një “rrethim të plotë” në territor që nga sulmi terrorist i 7 tetorit nga Hamasi, duke prerë brezin bregdetar të dendur të Mesdheut nga ushqimi, karburanti, ilaçet, uji dhe furnizimet e tjera thelbësore, duke çuar në frikën e një katastrofe humanitare. /os/
