Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e enjte, 19 tetor 2023

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira kalimtare në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Në zonën e veriperëndimit moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellimesh si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra dhe kryesisht në malësitë e kësaj zone reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-12 m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet tepër intensive dhe problematike dhe shpejtësi 15-23m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 4-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/23 Diell re shi
Kukës 8/15 Diell re
Lezhë 13/23 Diell re
Dibër 4/15 Diell re
Durrës 15/21 Diell re
Tiranë 13/22 Diell re
Elbasan 13/22 Diell re
Berat 12/23 Diell re
Vlorë 14/22 Diell re
Korçë 8/17 Diell re
Gjirokastër 14/24 Diell re
Sarandë 15/24 Diell re

 

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version