Agjencia Telegrafike Shqiptare

LIBAN – Pistorius paralajmëron për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Hamas

BERLIN, 19 tetor /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius ka paralajmëruar për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, pas sulmeve ndaj Izraelit nga grupi militant palestinez Hamas.

Duke folur në bordin e anijes gjermane “Oldenburg” në Bejrut, Pistorius tha se situata në Lindjen e Mesme më të gjerë është tashmë e tensionuar, por mund të ndryshojë në mënyrë dramatike.

Ai i tha ekuipazhit të anijes që të qëndronte i përgatitur për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve gjermanë nga rajoni.

Pistorius tha se aktualisht nuk ka asnjë arsye që 140 ushtarët gjermanë të dislokuar në Liban si pjesë e forcës paqeruajtëse UNIFIL të Kombeve të Bashkuara të shqetësohen për sigurinë e tyre.

Ai tha se një raketë që goditi selinë e UNIFIL në Libanin jugor të dielën, ku janë vendosur 40 trupa gjermane, ishte një raketë që kishte humbur drejtimin. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version