Agjencia Telegrafike Shqiptare

BRUKSEL – BE kufizon shitjen e mikroplastikës

BRUKSEL, 25 shtator /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian ka kufizuar sot shitjen e mikroplastikës dhe produkteve që lëshojnë qëllimisht mikroplastikë gjatë përdorimit, thuhet në një njoftim për shtyp.

Rregullat e reja do të ndihmojnë në parandalimin e lëshimit të gjysmë milioni tonë mikroplastikë në mjedis.

“Rreth 42 000 tonë mikroplastikë të shtuar qëllimisht në produkte lëshohen në mjedis në Bashkimin Evropian çdo vit”, tha komisioni.

“Ndalimi i mikroplastikës së shtuar qëllimisht trajton një shqetësim serioz për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve. Mikroplastikët gjenden në dete, lumenj dhe në tokë, si dhe në ushqim dhe ujë të pijshëm”, tha Komisioneri i Mjedisit i BE-së, Virginijus Sinkevičius.

“Kufizimi i sotëm ka të bëjë me grimcat shumë të vogla, por është një hap i madh drejt reduktimit të ndotjes së shkaktuar nga njeriu”, shtoi ai. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version