Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e diel, 24 shtator 2023

TIRANE, 24 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave arjrore relativisht të lagështa.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimi. Reshjet e shiut me intensitet të ulët deri në mesatar do të bëhen prezente në orët e para të 24 – orëshit kryesisht në veriperëndim dhe përgjatë vijës bregdetare.Më pas reshjet e shiut prekin fillimisht ultësirën Perëndimore e më pas shtrihen në të gjithë territorin. Reshjet e shiut do të jenë me intensitet deri në mesatar në formë shtrëngata të shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperendim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në bregdetin jugordhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10m/sek duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/31 Re shi
Kukës 14/30 Re shi
Lezhë 14/30 Re shi
Dibër 13/32 Re shi
Durrës 17/32 Re shi
Tiranë 19/31 Re shi
Elbasan 18/30 Re shi
Berat 18/32 Re shi
Vlorë 20/31 Re shi/diell
Korcë 16/29 Re shi/diell
Gjirokastër 11/31 Re shi
Sarandë 18/30 Re shi

 

 

          

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version