Agjencia Telegrafike Shqiptare

Dhunoi të miturin, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës reagoi sot në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas i mitur që tregon se dhunohet nga një shtetas.

Policia sqaron se, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve, kanë organizuar punën për verifikimin e rastit.

Si rezultat i veprimeve, është identifikuar dhe shoqëruar në komisariat, autori i dyshuar për këtë rast, shtetasi A. H., 65 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”, dhe materialet procedulare i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version