Agjencia Telegrafike Shqiptare

FTL blen 5 040 MWh energji elektrike për shtatorin

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL), pjesë e OSHEE, bleu një sasi prej 5 040 MWh energji elektrike, me çmim 114.67 euro/MWh dhe vlerë totale 577,936.80 euro.

Blerja e energjisë u krye në platformën online të energjisë elektrike, për periudhën 1-30 shtator të këtij viti.

Pjesëmarrësit në procedurë ishin 10 shoqëri: Noa Energy Trade; Ener Trade; Ez-5 Energy; Future Energy Trading and Exchange Dinamic; GSA; Ayen Energy Trading; Proinfinit Consulting; Gen-i Tirana; Albesp Trading & Consulting; Renrgy Trading Group.

Sipas OSHEE-së, shoqëria fituese u shpall “Noa Energy Trade”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version