TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Agroturizmi, i ka dhënë një dimencion të ri zhvillimit të fshatit.
Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi përcolli sot në rrjete sociale rastin e dy vëllezërve Seldi dhe Visi, që mbas disa vitesh eksperiencë në Itali, u kthyen në vendlindje për të nisur aktivitetin e tyre në agroturizëm.
“Familja u bashkua dhe babai, nëna, motra mbështeten pa kushte iniciativën e djemve për ngritjen e një ferme agroturistike”, u shpreh Ekonomi.
Ministrja vuri në dukje se, produktet e fermës së tyre, ata i përdorin me mjeshtëri në restorantin që kanë ngritur dhe janë shumë krenar për çfarë kanë arritur.
Agroturizmi një politikë e re zhvillimi për fshatin, e inicuar nga qeveria Rama, nisi zbatimin nën kujdesin e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca.
Sot të gjithë vendin, në skajet më të larta, e të largëta apo qytetet bregdetare dhe ato kodrinore agroturizmi është kthyer një mundësi për diversifikimin e fermave dhe gjallërimin e ekonomisë në zonat rurale.
Janë mbi 100 investime në agroturizëm që ka mbështetur qeveria me qëllim kryesor ndërtimin e modeleve të suksesit, rritja e standardeve të jetesës, hapja e vendeve të reja të punës dhe shtimi i të ardhurave të familjes rurale.
