Agjencia Telegrafike Shqiptare

Balluku: 6 projekte strategjike të rëndësishme me EBA-n

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Zv. Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë vizitës që po zhvillon në Emiratet e Bashkuara Arabe, pati një takim me ministren për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Reem Ebrahim Al Hashimy.

Në këtë takim, Balluku dhe Al Hashimy diskutuan mbi 6 projekte strategjike, të rëndësishme, të cilat do t’i prezantohen publikut në ditët në vijim

“Me Ministren për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Reem Ebrahim Al Hashimy, diskutuam mbi 6 projekte strategjike, të rëndësishme për vendet tona, të cilat do të kemi kënaqësinë ti prezantojmë para publikut në ditët në vijim”, u shpreh Balluku në një postim në rrjetet sociale.

Balluku nënvizoi se, “rritja dhe forcimi i mëtejshëm i partneritetit mes Shqipërisë dhe EBA mbetet gjithmonë një prioritet”.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version