Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e shtunë, 26 gusht 2023

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, për ditën e Shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të nxehta me origjinë jugore.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, më pas prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare deri të dendura në zonën e qendrës dhe kryesisht zonën e jugut. Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat në relievet kodrinore – malore të zonës së jugut do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë të rrëmbyeshme në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Më pas mot përsëri i kthjellët.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim kryesisht e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-3m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 7-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/34 Diell re
Kukës 20/29 Diell re
Lezhë 26/34 Diell re
Dibër 18/30 Diell re
Durrës 20/34 Diell re
Tiranë 26/35 Diell re
Elbasan 22/36 Diell re shi
Berat 22/36 Diell re shi
Vlorë 23/35 Diell re
Korcë 17/29 Diell re shi
Gjirokastër 18/34 Diell re shi
Sarandë 20/31 Diell re shi

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version