Agjencia Telegrafike Shqiptare

“Shqipëria 2030”, Rama: Portet tona turistike, kartolinat e vendit kampion në rajon

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se portet turistike të Shqipërisë, në vitin 2030, do të jenë kartolinat e vendit kampinon të turizmit në rajon.

Rama publikoi pamje nga porti i Durrësit, i vizituar për të disatën herë nga kroceret këtë vit.

“Kjo pamje e rrallë e mbrëmjes së sotme në portin e Durrësit, ushqen parafytyrimin e bukur të turizmit të jahteve në “Shqipërinë 2030”, kur portet tona turistike do të jenë kartolinat e vendit kampion të turizmit në rajon”, u shpreh kryeministri Rama.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se Shqipëria është vizituar nga 5.2 milionë të huaj në periudhën janar-korrik.

Ndërkohë “Durres Yachts and Marina”, i cili po zhvillohet nga grupi i tij i kompanive, Eagle Hills Group do të jetë marina më e madhe e superjahteve në Mesdhe, si dhe do të transformojë plotësisht bregdetin shqiptar në qytetin e Durrësit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version