Agjencia Telegrafike Shqiptare

BRUKSEL – BE refuzon të komentojë për vdekjen e liderit të “Wagner”

BRUKSEL, 24 gusht /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian nuk ka pranuar të komentojë për vdekjen e shefit të grupit mercenar “Wagner”, Yevgeny Prigozhin në një aksident ajror në Rusi për shkak të mungesës së qartësisë rreth incidentit.

Zëdhënësi i çështjeve të jashtme të BE-së, Peter Stano tha se raportet për vdekjen e Prigozhin ishin të vështira për t’u verifikuar.

“Pothuajse çdo gjë që del nga Rusia këto ditë mbetet e jo e besueshme”, tha ai.

Stano gjithashtu nuk pranoi të komentonte për pasojat e mundshme politike të vdekjes së Prigozhin për shkak të pasigurisë përreth.

“Ky do të ishte një spekulim i pastër”, tha ai.

Stano shtoi se ai nuk priste që aktivitetet e “Wagner” në rajonet e krizës si Ukraina, Siria dhe Libia të ndalonin pas vdekjes së Prigozhin për shkak të lidhjeve të grupit mercenar me qeverinë ruse. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version