TIRANË, 22 gusht/ATSH/Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar dënimin maksimal të shoferit të mjetit që përfundoi ditën e sotme mbi digën e liqenit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj apelon për respektim të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve.
“Tani çdo gjë është kthyer në normalitet, por shpejtësia skëterrë e shoferit, jo e makinës – sepse makina s’ka vendimmarrje në çmendur që përfundoi mbi digën e Liqenit, rrezikon qytetarët, por edhe vetë drejtuesin e mjetit që veç bordura e shpëtoi nga mbytja në Liqen”, u shpreh Veliaj.
Ai informoi se Policia e Shtetit ka mbledhur provat dhe do të kërkohet dënimi maksimal për shoferin tashmë në kërkim.
“Zero tolerancë për kërcënuesit e jetës dhe bashkëjetesës në qytet”, shkruan Veliaj.
