Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e premte, 11 gusht 2023

TIRANE, 11 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 15m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/33 Re diell
Kukës 18/30 Re diell
Lezhë 18/30 Re diell
Dibër          15/30 Re  diell
Durrës 19/32 Re diell
Tiranë 20/32 Re diell
Elbasan 18/33 Re diell
Berat 17/36 Re diell
Vlorë 19/31 Re diell
Korcë 16/28 Re diell
Gjirokastër 15/32 Re diell
Sarandë 18/31 Re diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version